Arsenali ka siguruar fitoren e radhës në Premier League.
‘Topçinjtë’ kanë triumfuar me rezultat 1 me 5 ndaj Crystal Palace, shkruan GazetaBlic Sport.
Gabriel Jesus realizoi dy herë në portën kundërshtare, kurse Havertz, Martinelli dhe Rice realizuan golat e tjerë në triumfin e skuadrës nga Londra. Në anën tjetër, Sarr realizoi golin e nderit për vendasit.
Me këtë fitore, Arsenali renditet në vendin e tretë me 33 pikë, tre më pak se Liverpooli i vendit të parë, por me dy ndeshje më shumë.
/GazetaBlic Sport/