Uncategorized

Fitore Pacolli tregon se sa do të gjobiten lokalet që nuk shërbejnë ujë falas

07/05/2022 00:06
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tregoi se çka ndodh me lokalet, të cilat nuk shërbejnë ujë falas.

Ajo u shpreh se në rast të mosrespektimit të këtij vendimi, mbetët nga inspektorati që të marrë masat e nevojshme.

“Mbetët nga inspektorati që të marrë masa për kafiteritë që nuk e respektojnë vendimin, por unë prapë po them që nuk besojë që do të ketë kafiteri që të refuzojnë ta respektojnë këtë vendim. Ministria e cila ka marrë vendimin do t’i përcaktojë edhe rregullat edhe shumën e dënimit”, tha ajo.

Tutje, Pacolli tha se ky vendim në përgjithësi është mirëpritur.

“Deri më tani në reagimet që i kemi marrë, ky vendim është mirëpritur, madje edhe në reagimet e disa gastronomëve kanë thënë se ky është një vendim i mirë”, u shpreh ajo.