Lajme

Fitore Pacolli: ‘Sulmi sot nuk ka qenë spontan por i organizuar dhe i mirëkoordinuar’

07/25/2025 21:43
nga:Y I

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka reaguar pas përplasjes verbale që pati sot me një person në ambientet e një lokali në kryeqytet.

Pacolli pretendon se ‘sulmi nuk ka qenë spontan por i organizuar dhe i mirëkoordinuar’

Ajo thotë se videoja që po qarkullon në rrjetet sociale është incizuar nga gruaja ose vajza e tij, të cilat ishin të pranishme në vendngjarje.

“Kjo video nuk është e plotë. Ajo është prerë dhe manipuluar për të fshehur sulmin e tij ndaj meje si dhe momentin kur agresori e sulmon fizikisht asistentin tim, si dhe çastin kur tenton të fusë dorën në çantën që mbante në krah, një çantë për të cilën dyshohet se mund të ketë pasur armë.Agim Pllashniku u afrua me tonë e mënyrë kërcënuese pranë tavolinës ku isha ulur, duke shfaqur qartazi qëllime agresive dhe provokuese.Dëshmitarë të drejtpërdrejtë të këtij incidenti ishin përfaqësues të institucionit të Avokatit të Popullit, përfshirë edhe vetë Avokatin e Popullit, si dhe zyrtarë policorë në uniformë, të cilët ndodheshin në lokal në momentin e ngjarjes” shkruan Pacolli në reagimin e saj.

Reagimi i plotë: