Sporti

Fitore me aromë mbijetese e Trepçës’89, Arbëria në “telashe”

04/09/2021 17:03
nga:M K

Trepça’89 ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Arbëria.

‘Minatorët’ triumfuan minimalisht me golin e Adenis Shalës në minutën e tetë të takimit, përcjell GazetaBlic.

Goli i fillimit të ndeshjes doli të ishte i vetmi, por shumë i rëndësishëm për udhëtuesit nga Mitrovica.

Me këtë fitore trepikësh, Trepça’89 shkon në kuotën e 35 pikëve pas 28 javësh, me çka i siguron vetes qetësi në vazhdim të luftës për mbijetesë.

Kështu nuk mund të thuhet për lipjanasit, që tashmë pozicionohen në vendin e parafundit, me 27 pikë të arkëtuara, tri sosh më pak se Drenica që gjendet në vendin e 8, por “drenicakët” kanë një duel më pak të zhvilluar.

/GazetaBlic/