Sporti

Fitore bindëse e Arsenalit ndaj Crystal Palace

01/20/2024 15:38
nga:E K

Arsenali ka shënuar fitore në ndeshjen e parë për këtë vit në Premierligë, duke i dhënë fund serisë së ndeshje pa fitore në kampionat pasi kishte regjistruar një barazim dhe dy humbje në tri ndeshjet paraprake.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta triumfoi sot ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të.

“Topçinjtë” këtë fitore e arritën me rezultat bindës 5:0. Kjo përballje u luajt në “Emirates Stadium”.

Gabriel Magalhaes (11′), Dean Henderson (37′), Leandro Trossard (59′) dhe Gabriel Martinelli (90+4′, 90+5′) shënuan në fitoren e londinezëve.

Arsenali pas kësaj fitore ka 43 pikë dhe renditet i treti në tabelë.

Crystal Palace ka 21 pikë dhe ndodhet në pozitën e 14-të.