Sporti

Fiton ‘para me grusht’ në Arabinë Saudite, ylli argjentinas ekzekuton penalltinë në mënyrën më të keqe të mundshme

12/23/2022 12:00
nga:E K

Futbollisti argjentinas Ever Banega i befasoi të gjithë dy vjet më parë kur u largua nga Sevilla dhe vendosi të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite, ku nënshkroi për Al-Shabab dhe u bë lojtari më i paguar në atë klub. Megjithatë, duket se ai nuk po i justifikon paratë e investuara në të.

Banega mbahet mend më së shumti për lojërat e tij të shkëlqyera në fanellën e Sevillas, ndërsa në Spanjë përveç atij klubi ka luajtur edhe për Valencia-n dhe Atletico Madridin ku ka lënë gjurmë shumë të mira, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjithashtu, argjentinasi luajti një sezon në Inter, por aty nuk bëri emër dhe pas vetëm një sezoni u rikthye te Sevilla.

Kur i skadoi kontrata me këtë klub spanjoll, ai vendosi të largohej nga Evropa dhe të provonte fatin e tij në lindjen e largët, në Arabinë Saudite. Banega pranoi ofertën e Al-Shabab, për të cilën luan prej dy vitesh dhe është lojtari më i paguar atje.

Megjithatë, 34-vjeçari duket se nuk i ka justifikuar paratë e investuara dhe u gjend në shënjestër të madhe të kritikave pas ndeshjes së djeshme të Kupës së Mbretit mes Al-Ittihad dhe Al-Shabab, të cilën klubi i tij e humbi me penallti.

Pasi Krychowiak humbi një penallti për Al-Shabab, dhe Romarinho ishte i sigurt në anën tjetër, vendimi ra mbi Banega, i cili duhej të shënonte një gol në serinë e pestë për të mbajtur ekipin e tij në lojë.

Mirëpo, mesfushori argjentinas me eksperiencë la një shenjë për të gjitha kohërat, pasi ekzekutoi një nga penalltitë më të këqija që kemi parë në botën e futbollit dhe kështu dërgoi Al-Ittihad në raundin tjetër të Kupës së Mbretit.