Showtime

Fitoi shtëpi, por u rikthye sërish në ‘BBV’, Arjola tregon arsyen

02/09/2022 12:42
nga:Donika Fetahu

Aktorja Tropojane, Arjola Demiri, është ndër emrat më të lakuar në mediat rozë kohëve të fundit.

Diçka që bëri bujë të madhe mediatike është dhurata nga Top Channel, për aktorën, duke i’a bërë asaj ëndrrën realitet, shkruan GazetaBlic.

Demiri disa herë kishte theksuar se dëshira saj më e madhe është të blejë një shtëpi për çka edhe kishte hyrë në “BBV”, në rast se do të shpallej fituese dhe t’ia realizone këtë dëshirë vetës dhe fëmijëve të saj.

Mirëpo ajo u surprizua nga “Vëllau i Madh”, duke i dhuruar asaj një shtëpi tek Kodra e Diellit, në Tiranë.

Po atë mbrëmje aktorja ishte në nominim dhe u eleminua, por fati i buzëqeshi prap përmes biletës kthyese ku i mundësoi të jetë akoma pjesë e “Big Brother Vip”.

Së fundmi ajo ka treguar asryen se përse vendosi të kthehej në shtëpi pasi që dëshira e saj e vetme u realizua.

Arjola u shpreh:”Jam kthyer vetëm sepse kisha fat, jo për të luftuar për finalen.Unë kur jam nisur dëshira ime ka qenë që të fitoj “Big Brother” dhe të blejë një shtëpi”./GazetaBlic/