Conor Benn fitoi meçin ndaj Samuel Vargas pas vetëm një minute e 22 sekondave në Copper Box Arena.
24-vjeçari i pamposhtur i dha disa goditje të shpejta dhe të fuqishme Samuel Vargasit për ta fituar këtë meç në raundin e parë, shkruan GazetaBlic Sport.
“E lehtë. Më jepni një provë të duhur, më sillni këtu Amir Khan. Unë e di që ai është shumë i zënë në reality show dhe të gjitha ato gjëra, por dëgjoni, nëse e dëshiron ai këtë, ai mund ta bëjë sfidën“, tha fillimisht Benn pas ndeshjes, duke ftuar Amir Khan për një meç në të ardhmen e afërt.
“Më sillni Khan. Nuk keni parë asgjë akoma. Unë jam më i miri në kategorinë time”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


