Lajme

“Fitimin e marrin ortakët e Martin Berishës”, pse kemi çmime të larta të rrymës sipas Berat Rukiqit

01/18/2024 18:26
nga:Sh R

Berat Rukiqi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka treguar tri arsyet që sipas tij po ndikojnë në çmimin e lartë të energjisë elektrike.

Ai përmendi Vonesat në remontet e termocentraleve, . Tenderët abuzues në KEK dhe kontratat e dyshimta, si dhe mungesën e investimeve në kapacitete të reja të prodhimit.

Rukiqi përmendi edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, që thotë se “është ortak në ndarjen e fitimit”.

”Vonesat në remontet e termocentraleve, kanë shkaktuar rritje të importeve të paplanifikuara të energjisë elektrike. Importet e paplanifikuara, vijnë me çmime të larta. Faturën e paguajnë qytetarët, e fitimin e marrin ortakët e Martin Berishes”.

“Tenderat abuzues në KEK dhe kontratat e dyshimta për shitblerjen e energjisë elektrike”, ka shkruar Rukiqi në Facebook, të enjten.

“Zero investime në kapacitete të reja për prodhim të energjisë elektrike. Refuzimi i termicentralit me gaz dhe dështimi i ankandit (4 herë rradhazi), për prodhim të energjisë nga burimet solare, janë treguesi më i mirë i paaftësisë në qeverisjen me sektorin e energjisë”, ka thënë ai.

Për këto ai ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit, duke e quajtur si “amatore”.

“Kjo qeverisje amatore, po na vjen me faturë të lartë. Na ka hy thellë në xhep”, ka deklaruar Rukiqi.

Postimi i plotë: