Sporti

Fitim Susuri rikthehet tek skuadra e Lirisë

07/04/2025 17:28
nga:Mergim Rreci

Futbollisti Fitim Susuri është bërë me skuadër të re.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se ai është rikthyer tek skuadra e Lirisë.

Interesim për Susurin kishte treguar edhe skuadra e Ballkanit, por që në fund, lojtari vendos të rikthehet tek skuadra nga Prizreni.

Zyrtarizimi pritet të bëhet shumë shpejt.

/GazetaBlic Sport/