Lajme

Fitim Salihu: Gërvalla kishte thënë se VV-ja është partnere me ish-miqtë e Millosheviqit

05/04/2021 17:34
nga:M K

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Fitim Salihu në një shkrim të publikuar vetëm para pak çastesh në rrjetin social “Facebook” ka thumbuar ministren aktuale të Kosovës, Donika Gërvallën.

Sipas tij, ajo në të kaluarën kishte thënë se VV-ja është partnere me ish-miqtë e Millosheviqit dhe se Albin Kurti pajtohet me këto deklarime, nëse nuk merr masa të shkarkimit të saj, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Ministrja e Jashtme e Kosoves thote se ka deponuar deshmi kunder Thaçit e Veselit. Ajo po ashtu ka thene se VV-ja eshte partnere me ish-miqte e Milosheviqit, se Rexhep Selimi eshte figure e botes se krimit dhe se Ramush Haradinaj eshte kriminel ordiner. Sot flet per drejtesi, nderkohe qe tashme ua ka shqiptuar denimin maksimal shume kohe me pare duke i shpallur si kriminele akoma pa e pritur verdiktin e Gjykates.
Si nje qytetare e zakonshme, mbase ajo mund te fliste po kaq ose akoma me budallisht. Por, kur keto cilesime kane dale nga dikush qe eshte ministre e Jashtme, kjo i bie qe keto cilesime po i thote vete shteti i Kosoves – pavaresisht nese jane thene me pare apo tani.
Ndaluni per nje sekond dhe imagjinojeni nese shoqeria kroate do te toleronte qe nje minister i Jashtem kroat ta quante Ante Gotovinen kriminel ose te thoshte se ka deponuar kunder tij ne Hage! Nuk e imagjinoni dot, apo jo?! Eh, kujtojeni kete detaj sa here qe e pyetni veten se si u be qe Kroacia e çliroi veten pa intervenim direkt nderkombetar.
Pra, Donika Gervalla eshte shembull i gjalle se si njerezit, ashtu siç nuk i bartin fajet e mekatet e prinderve te tyre, njelloj nuk i bartin as meritat dhe patriotizmin e tyre. Domethene, mund te jesh vajza e Jusuf Gervalles (themeluesit te LPK-se) dhe te behesh marionete e Vjosa Osmanit (qe fjalen LPK-ist e perdor ne kuptim denigrues). Sepse patriotizmi e politika nuk jane materiale gjenetike qe barten permes ADN-se. Ato krijohen nga nje vetedije e larte njerezore ne kerkim te lirise. Nje vetedije qe jo secili e ka.
Nese Albin Kurti nuk e shkarkon Doniken, kjo nenkupton se ai pajtohet me cilesimet e saj – perfshire edhe ato se VV-ja eshte partnere me ish-miqte e Milosheviqit dhe se Rexhep Selimi eshte figure e botes se krimit.

LEXO EDHE:

“Donika Gërvalla është ministre e Jashtme dhe duhet ta njoh flamurin e Kosovës”

/GazetaBlic/