Lajme

Fitim Haziri: Familja dhe morali, janë pika që nuk duhet të preken nga askush, asnjëherë, për asnjë çmim

10/21/2021 11:17
nga:Gazeta Blic

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka akuzuar rëndë Lidhjen Demokratike të Kosovës për manipulim votash në zgjedhjet lokale 2021.

Madje, sipas Bulliqit, LDK ka shpërndarë edhe disa fotografi, kinse ai është me një femër.

Kjo ka ngjallur reagimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, nga Podujeva, Fitim Haziri.

Haziri në një shkrim në rrjete sociale, ka thënë se pavarësisht se në çfarë gare politike, janë, familja dhe morali duhet të ruhen nga të gjithë.

Haziri ka shtuar se: Pavarësisht garave, të gjithë ne duhet ta ruajmë anën njerëzore. E nëse dikujt i mungon një gjë e tillë, atëherë nuk i duhet asgjë as politika, as fitorja, e qe besa asgjë tjetër.

“Çdo tentim për të fituar në garë politike me mjete të ulëta denigruese, është e kotë, siç ka qenë në shumë raste në të kaluarën. Familja dhe morali, janë pika që nuk duhet të preken nga askush, asnjëherë, për asnjë çmim. Pavarësisht garave, të gjithë ne duhet ta ruajmë anën njerëzore. E nëse dikujt i mungon një gjë e tillë, atëherë nuk i duhet asgjë as politika, as fitorja, e qe besa asgjë tjetër”, ka shkruar Haziri.

Bulliqi me akuza të rënda për LDK-në, thotë se publikuan fotografi kinse ai është me një femër