U prezantua tek Vushtrria më 17 korrik, por mund të jetë largimi i radhës nga kjo skuadër.
Fisnik Zuka, mbrojtësi i majtë, mund të mos e vazhdojë qëndrimin tek ekipi që luan në Ligën e Parë, mëson ‘GazetaBlic Sport’.
Ndonëse jo zyrtarisht, burimet e ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se largimi i tij nga kjo skuadër mund të ndodhë për shkak të mos përmbushjes së obligimeve financiare nga klubi.


