Showtime

Fisnik Syla martohet?

09/27/2022 14:34
nga:G C

Biznesmeni i njohur Fisnik Syla ka ngritur dyshimet se ai është martuar. Ai në Instagramin e tij ka publikuar një video në të cilën shkruan “Will you marry me”?

Syla me anë të kësaj videoje i ka vënë në dilemë ndjekësit e tij, pasi nuk është se ka dhënë detaje më të shumta lidhur me këtë video.

Ai së fundmi në mediat rozë është përfolur për një lidhje dashurie me moderatorë Ester Bylyky.

Ai i ka hedhur poshtë këto aludime dhe ka shtuar se po e përdorin për të marrë famë prej tij.

“Jo, nuk jam në lidhje me Ester. Unë nuk e kam karakaterin dhe as moshën , profesionin por edhe kohën që të merrem me ato që dëshirojnë të bëjnë famë përmes meje”, është shprehur Fisniku.

Ndërsa muaj më parë ai dhe ish-bashkëshorta e tij, këngëtarja Fjolla morina i dhanë fund martesës së tyre.

Thumbat në rrjete sociale kanë lënë të kuptohet se ndarja e tyre nuk ka qenë paqësore.