Lajme

Fisnik Ismaili: Kjo është arsyeja pse Qeveria Kurti ua rriti për një muaj pensionet

10/27/2021 19:38
nga:Gazeta Blic

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Qeverisë Kurti, për dhënien e shtesave prej 100 eurove për pensionistët për muajin nëntor, raporton Gazeta Blic.

Ismaili thotë se kjo gjë ka ndodhur pasi që Lëvizja Vetëvendosje, e ka parë që nuk ka marrë vota mjaftueshëm tek të moshuarit dhe si rrjedhojë po dëshirojnë që për efekte elektorale ta bëjnë një gjë të tillë.

Madje, ai e quan hipokrizi, vendimin e sotëm të qeverisë, teksa thotë se edhe Kurti, po e shfrytëzon aparatin shtetëror për të bërë fushatë zgjedhore.

Shkrimi i plotë nga Fisnik Ismaili:

E keni pa që me pleq s’iu ka ecë vota mirë, turr mi rritë pensionet 3 javë para zgjedhjeve.

Me vjet kemi protestue e kërkue me u rritë pensionet, në të njajtat protesta ku e akuzojshim qeverinë në pushtet që po e përdor aparatin shtetnor për fushatë zgjedhore. Pse nuk u rritën menjiherë? Madje edhe qato shtesa ua ndalët!

Këtë hipokrizi, pikërisht këtë mënyrë të ligë, të pasinqertë e të padenjë s’po e duroj. S’ia kam durue as tjerëve, e edhe ma hiç një subjekti në të cilin i kam çue 8 vjet tuj e luftue pikërisht këtë dukuni, me sa burgun e dajakun, bashkë me aktivistat e moçëm, që sot s’e thojnë asnjë fjalë!

Ky është dallimi? Ku është ndryshimi? Me m’thanë që s’ka hajni, s’un garanton asnjani qetash, se qeshtu nisin këto gjana: një herë me qeto të voglat që vërehen menjëherë, e masnej henez nisim me ndi për tjerat. Se kur e shohin që s’po reagon kush, veç kanë me u rritë këto padrejtësi.

Ku mbetën ata që thojshin se kanë me e ngritë zanin nga brenda, për mos me i lejue këto dukuni të shëmtueta? U, nime, i nxorrët jashtë në momentin që e ngritën zanin me vakt, e bike edhe i quejshi tradhtarë.

Kush po del se i tradhtoi idealet? Unë sigurisht se jo. Edhe intervenimet në veri, edhe këto veprime me pensione, subvencione e shtesa tjera kanë mujtë me pritë një muej, e me kallxue që e keni përnime, jo për votë të pshurrtë.

Edhe hala ka asi që hajnë mut me m’thanë se e kam personale! Gjith kam me e pasë personale me ata që mundohen me i shkërrdhye tatimet e mia, tuj ma ofendue inteligjencën.