Fisnik Asllani ka vazhduar shkëlqimin në Bundesliga 2 me fanellën e skuadrës së tij Elversberg.
Sulmuesi i Kosovës po kalon formë të shkëlqyeshme duke shënuar thuajse në çdo ndeshje.
Elversberg ka triumfuar në udhëtim te Eintracht Braunschweig me rezultat 0-3, derisa Asllani kontribuoi me dy gola në këtë sfidë.
Ylli dardan shënoi fillimisht në minutën e 62-të për 0-1, derisa në të 79-të realizoi për 0-2.
Me dy golat e sotëm, Asllani tani ka shkuar në kuotën e 10 golave në Bundesliga 2, derisa ka edhe pesë asistime.
Elversberg tani janë lider në Bundesliga 2 me 28 pikë, aq sa kanë edhe Koln dhe Paderborn.