Sulmuesi kosovar i TSG Hoffenheim, Fisnik Asllani, po kalon një formë të shkëlqyer në Bundesligën gjermane, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e vlerës së tij të tregut.
Sipas të dhënave më të fundit, vlera e tij ka arritur 30 milionë euro, duke e bërë atë futbollistin më të vlefshëm shqiptar aktualisht.
Me këtë shifër, Asllani tejkalon shumë emra të njohur të futbollit shqiptar dhe konfirmon potencialin e madh që ka në karrierën e tij.
Përveç performancës në klub, sulmuesi i kombëtares së Kosovës po tërheq vëmendje edhe për konsistencën dhe aftësinë e tij për të shënuar gola në nivele të larta.
Rritja e jashtëzakonshme e vlerës së Asllanit është një tregues i qartë se sulmuesi 22-vjeçar po ndërton një karrierë të suksesshme dhe pritet të jetë një nga figurat kryesore të futbollit shqiptar për vitet e ardhshme.


