Sporti

Fisnik Asllani: “Do ta japim zemrën në fushë ndaj Turqisë”

03/29/2026 14:08
nga:L J

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka folur me shumë besim para përballjes së rëndësishme ndaj Kombëtarja e Turqisë.

Asllani në prononcimin e tij për faqen zyrtare të FFK tha se Kosova ka kaluar tashmë përballje të vështira dhe nuk i trembet emrave të mëdhenj.

“Nuk më intereson nëse turqit janë favoritë. Edhe Sllovakia dhe Suedia ishin më herët. Ne do ta bëjmë punën tonë dhe do të shohim pas ndeshjes,” deklaroi ai.

“Do ta japim zemrën në fushë,” shtoi Asllani.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë luhet të martën nga ora 20:45, teksa fituesi do të kualifikohet në Botëror.

/GazetaBlic Sport