Sporti

Fishekzjarre, tortë dhe gëzim – Edy Reja feston ditëlindjen

10/10/2021 09:21
nga:Lorik J

Trajneri i Shqipërisë, Eduardo Reja feston ditëlindjen e tij të 76’të.

Menjëherë pas fitores në udhëtim ndaj Hungarisë, FSHF është përgatitur që Reja të festojë ditëlindjen në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Fishekzjarre, tortë dhe gëzim… e gjithçka tjetër kishte menjëherë pas triumfit të madh ndaj Hungarisë – për ditëlindjen e Rejas.

Vlen të theksohet se Shqipëria fitoi mbrëmë ndaj Hungarisë me rezultatin 0:1, me golin e Armando Brojës.

/GazetaBlic Sport