Sot kryetari i FFK-së, Agim Ademi priti në takim shqiptaro-amerikanin nga Dallasi, Bruno Ceka, kryetar i lobit shqiptar në Amerikë, e ku të pranishëm ishin edhe ish-futbollistët e gjeneratës së tij të artë të Prishtinës, si Erdogan Celina, Jusuf Tortoshi, Ramadan Cimili, Muharrem Sahiti dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.
Ish futbollisti Ceka ëshë një humanist i cili tërë jetën e tij që nga migrimi, ia ka kushtuar çështjes kombëtare në të gjitha proceset dhe në të gjitha dimensionet. Bruno Ceka si ish-futbollist, para pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ka organizuar shumë ndeshje të karakterit humanitar me emra dhe ekipe të cilat kanë qenë elitare në Evropë dhe botë për t’a afirmuar Kosovën.
Ceka premtoi se do të bëjë më të mirën e mundshme për të përforcuar lidhjet e FFK-së me komunitetin e sportit në Amerikë dhe jo vetëm, si dhe me ambasadat dhe organizatat e shtetit amerikan të cilat veprojnë në Kosovë dhe regjion.



