Sporti

Firmino mes Al Nassr ose rinovimit me Liverpool

01/05/2023 20:23
nga:E K

Roberto Firmino është në dyshime në lidhje me të ardhmen e tij.

Firminos i përfundon kontratën në qershor dhe ende nuk e di se ku do të luajë vitin e ardhshëm.

Liverpool i ka ofruar një rinovim, por ai dyshon për shkak të blerjeve të fundit sulmuese si Darwin Nunez apo Cody Gakpo.

Lojtari ka një ofertë në tavolinë nga Al-Nassr i Cristiano-s, por sipas ‘Daily Mail’, lojtari do të preferonte të vazhdonte te Liverpool.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendos braziliani.