Roberto Firmino është gati të largohet nga Al Ahli pas përfundimit të sezonit aktual, pas një marrëveshjeje të ndërsjellë për t’i dhënë fund kontratës së tij, sipas presidentit të klubit Khalid Al-Ghamdi.
Largimi i sulmuesit brazilian vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku Al Ahli fitoi titullin e parë në Ligën e Kampionëve të AFC-së, me Firminon që luajti një rol kyç.
Pavarësisht se u përjashtua nga ndeshjet e ligës vendase për shkak të kufizimeve të lojtarëve të huaj, Firmino shkëlqeu në Ligën Elite të Kampionëve të AFC, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë shtatë asiste.
Ai luajti një rol vendimtar në serinë historike të Al Ahli-t, që kulmoi me një fitore 2-0 ndaj Kawasaki Frontale në finale, ku ai asistoi të dy golat.
Performanca e tij e jashtëzakonshme i dha atij çmimin e Lojtarit më të Vlefshëm të turneut.
Lëvizja e tij e radhës pritet të finalizohet pasi të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse financiare midis Firminos dhe Al Ahli.
/GazetaBlic Sport


