Sporti

Firmino do largohet nga Liverpool me parametra zero, braziliani ka lajmëruar klubin anglez për vendimin e tij

03/03/2023 13:02
nga:E K

Bobby Firmino do ta përfundojë karrierën e tij te Liverpooli.

Pas tetë viteve te Liverpool, ku fitoi gjithçka duke u paraqitur 248 herë për klubin dhe duke shënuar 78 gola, braziliani ka lajmëruar skuadrën e Liverpoolit, për vendimin e tij për t’u larguar nga “Anfield”, shkruan GazetaBlic Sport.

Firmino u transferua nga Hoffenheim në vitin 2015.

Për sulmuesin brazilian kanë shfaqur interesim skuadra nga Italia.

/GazetaBlic Sport/