Sulmet ruse kanë dëmtuar ose shkatërruar pothuajse të gjitha termocentralet e firmës më të madhe private të energjisë në Ukrainë dhe kanë humbur 80% të kapacitetit të saj gjenerues.
Drejtori ekzekutiv i DTEK Dmytro Sakharuk tha në televizionin kombëtar ukrainas se pesë nga gjashtë stacionet e tij kishin pësuar dëme të rënda, me disa të shkatërruar plotësisht.
Riparimet mund të zgjasin deri në 18 muaj, tha Sakharuk, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
DTEK plotëson gati një të katërtën e nevojave të Ukrainës për energji. Stacionet e saj dhe vendet e tjera janë shënjestruar vazhdimisht në sulmet ruse gjatë luftës.
Sakharuk tha se kostoja e humbjeve arriti në 300 milionë dollarë (mbi 277 milionë euro) vetëm për pajisjet, përpara se të merrej parasysh çdo kosto e punës.
“Ne kemi përcaktuar se 80% e kapacitetit gjenerues në dispozicion nuk po funksionon tani”, tha ai.