Sporti

Fiorentina mposht me rezultat solid Romën

05/09/2022 22:43
nga:E K

Fiorentina ka shënuar fitore ndaj Romës.

Skuadra e Mourinhos u mposht në udhëtim ndaj Fiorentinës me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Gonzalez në minutën e 5’të nga penalltia dhe Bonaventura në minutën e 11’të realizuan për fitoren e vendasve.

Me këtë fitore Fiorentina shkon në kuotën e 59 pikëve në vendin e 7’të aq sa ka edhe Roma në pozitën e 6’të.

/GazetaBlic Sport/