Stefano Pioli përgatitet për një ndeshje speciale kundër Fiorentinës me Milanin, i cili është i pamposhtur në Firence nën drejtimin e trajnerit aktual.
Milani dhe Napoli aktualisht janë të parët në Serie A me 32 pikë dhe janë të pamposhtur në 12 ndeshje, por Fiorentina synon që sonte ta thyejë rekordin e skuadrës kuq e zi, përcjell GazetaBlic Sport.
Milani është pa Davide Calabrinë dhe Ante Rebicin, por të gjithë sytë janë te dueli përpara mes Dusan Vlahovic dhe ‘idhullit’ të tij Zlatan Ibrahimovic.
Ndeshja zhvillohet në ora 20:45 dhe këto pritet të jenë formacionet e mundshme.
Fiorentina (4-3-3): Terracciano; Odriozola, Venuti, Igor, Biraghi; Bonaventura, Torreira, Castrovilli; Callejon, Vlahovic, Saponara.
Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Kjaer, Tomori, Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Diaz, Leao; Ibrahimovic.
/GazetaBlic Sport/


