Inter dhe Fiorentina do të përballen sonte në finalen e Kupës së Italisë.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me ‘Neruazzurët’ që kanë epitetin e favoritit në letër, shkruan GazetaBlic Sport.
Inter e ka fituar kompeticionin tetë herë në historinë e tyre, më e fundit që vjen sezonin e kaluar. Në anën tjetër, Fiorentina e ka fituar kompeticionin gjashtë herë, fitorja më e fundit e saj vjen në vitin 2001 nën drejtimin e Roberto Mancinit.
Fiorentina dhe Inter kanë luajtur 13 herë me njëri-tjetrin në Kupën e Italisë deri më tani, ku secila skuadë ka fituar nga pesë ndeshje, kurse tre të tjera kanë përfunduar me barazim.
Ja formacionet zyrtare nga ndeshja:
Fiorentina (4-2-3-1): Terracciano; Dodò, Milenkovic, Martinez Quarta, Biraghi; Amrabat, Castrovilli; Ikoné, Bonaventura, Nico Gonzalez; Cabral
Inter (3-5-2): Handanovic; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko.
/GazetaBlic Sport/


