Në këtë mesjavë do të luhet xhiroja e pestë e Serie A.
Ditën e sotme do të zhvillohen tri takime, atje ku në fushë do të jetë edhe skuadra e Inter, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në ora 18:30, në “Renato Dall’Ara” Bologna e pret skuadrën e Genoas.
Atalanta luan në ora 20:45 ndaj Sassuolos, kurse në të njëjtin orar do të luhet edhe sfida në mes Fiorentinës dhe Interit.
Interi synon fitoren e radhës në kampionat, atje ku po tenton që të mbrojë edhe këtë edicion titullin kampion.
Këto pritet të jenë formacionet e këtij takimi.
Fiorentina (4-3-3): Dragowski; Odriozola, Milenkovic, Igor Julio, Biraghi; Bonaventura, Duncan, Torreira; Callejon, Vlahovic, Gonzalez
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro
/GazetaBlic Sport/


