Nesër, na pret një spektakël i madh basketbollistik.
Kampionati Evropian është tashmë në fazën përfundimtare dhe nesër do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.
Finlanda e Edon Maxhunit, do ta sfidojë Gjermaninë, favoriten tashmë kryesore për ta fituar këtë organizim. Ky takim do të luhet me fillim nga ora 16:00.
Në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:00, një ndeshje jashtëzakonisht rivalizuese do të luhet mes Greqisë dhe Turqisë, atje ku pritet të ketë rivalitet të madh në parket, kjo edhe pak për shkak të situatës që kanë këto dy vende edhe në aspektin e përgjithshëm.
/GazetaBlic Sport/


