Lajme

Finlanda dhe Suedia sot edhe zyrtarisht dorëzuan kërkesat për anëtarësim në NATO

05/18/2022 08:43
nga:Astrit Gashi

Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar sot zyrtarisht për anëtarësim në NATO.

Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, i cili ka mirëpritur kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në Aleancë.

“Ju jeni partnerët tanë më të afërt”, u tha Stoltenberg gazetarëve pasi mori letra nga ambasadorët e të dy vendeve me kërkesën për t’u anëtarësuar në NATO.

Aplikimi për anëtarësim në NATO tani duhet të miratohet nga 30 shtete anëtare të Aleancës.