Sporti

Finalja ndaj Interit, Bernardo Silva do të luajë ndeshjen e fundit me fanellën e Manchester Cityt?

06/07/2023 17:37
nga:Mergim Rreci

Radioja britanike talkSPORT siguron, këtë të mërkurë, se Bernardo Silva do të luajë, të shtunën e ardhshme, në Stamboll, ndeshjen e fundit me fanellën e Manchester Cityt, në finalen e Champions League, kundër Interit. Reprezentuesi portugez tashmë i ka komunikuar rrethit të tij më të ngushtë se do të ndryshojë klub dhe dëshiron një sfidë të re për 2023/2024.

Bernardo Silva, 28 vjeç, është me ‘qytetarët’ që nga viti 2017, kur tre herë kampioni anglez i pagoi Monakos 50 milionë euro dhe do të ndjejë se cikli në Etihad është mbyllur dhe mund ta bëjë me një ‘çelës të artë’, nëse ai fiton Champions League, pasi skuadra ka fituar tashmë Premier League dhe FA Cup, përcjell GazetaBlic Sport.

Në verën e vitit 2022, Barcelona kishte si prioritet mesfushorin portugez, por nuk arriti të arrinte 80 milionë euro të kërkuara nga Manchester City.

Katalanasit ruajnë interesin për portugezin, ashtu si Paris Saint-Germain, i cili në ditët e fundit të merkatos së verës 2022 ofroi 70 milionë euro, propozim që u refuzua nga anglezët.

/GazetaBlic Sport/