Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka konfirmuar se portieri do të jetë titullar në finalen e Ligës së Konferencës kundër Real Betis.
Chelsea dhe Betis do të përballen në finalen e Konferencës në Poloni, të mërkurën e ardhshme.
Megjithatë, Maresca këmbënguli që Filip Jorgensen do të jetë në portë për ekipin e tij përpara Robert Sanchez kundër ekipit të Manuel Pellegrini.
“Filip Jorgensen do të luajë në finalen e Ligës së Konferencës së Evropës”, u tha Maresca gazetarëve.
“Ai ka luajtur në të gjitha ndeshjet dhe do të ishte e padrejtë ta hiqnim nga finalja tani. Do të jetë ai plus dhjetë lojtarë të Chelseat, nuk jam i sigurt se kush tjetër do të luajë”, deklaroi ai.
Finalja Chelsea-Betis do të zhvillohet në orën 21:00.
/GazetaBlic Sport


