Të gjitha biletat e finales së Kupës së Kosovës mes Trepçës dhe Bashkimit, janë shitur.
Federata e Basketbollit ka menaxhuar shitjen dhe organizimin, transmeton GazetaBlic Sport.
Nesër në finale, atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, me ndeshjen që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Nga pavarësimi i basketbollit kosovar më 1991/92 kjo është vetëm hera e tretë që Trepça dhe Bashkimi ndeshen në finale.
Të dyjat i ka fituar Trepça dhe së fundmi, pas triumfit në vitin 2022, Trepça nisi dominimin trevjeçar në këtë garë dhe më pas fitoi edhe Kupat 2023 dhe 2024 duke e ngritur këtë trofe tre herë.
Ky takim do të fillojë në ora 19:00.
/GazetaBlic Sport/


