Sporti

Finalja e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Llapit, ja data dhe ora e ndeshjes

04/14/2022 12:46
nga:Mergim Rreci

Drita dhe Llapi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës.

Të drejtuarit e Tahir Batatinës e eliminuan Prishtinën në gjysmëfinale dhe tashmë në finale do të përballen me skuadrën e Dritës, në atë që pritet të jetë një spektakël i futbollit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.

Në anën tjetër, Drita eliminoi Ramiz Sadikun dhe tashmë kërkon edhe një trofe në futbollin tonë, me skuadrën e Ardian Nuhiut që duket se ka mbetur shumë larg Ballkanit të vendit të parë, në garën për titullin kampion.

Finalja e Kupës së Kosovës luhet më 21 maj, me fillim prej orës 20:00.

Kujtojmë që Llapi e ka fituar trofeun në vitin e kaluar, pas triumfit ndaj Dukagjinit.

/GazetaBlic Sport/