Finalja e Kupës së Italisë është planifikuar të luhet të mërkurën me 19 maj në orën 21:00 midis Atalanta dhe Juventus.
Tani drita jeshile i është dhënë pranisë së një përqindje të tifozëve në Stadiumin Mapei për finalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.
4300 tifozë do të jenë të pranishëm në finalen e madhe mes Juventusit dhe Atalantas.
Sipas Sky Sport, burimet qeveritare bëjnë të ditur se do të sigurohet një përjashtim ad hoc për këtë rast, me tifozët e pranishëm të cilët do të jenë në gjendje të ndjekin lojën deri në vërshëllimën e fundit dhe më pas të kthehen në shtëpi.
/GazetaBlic Sport


