Lajme

Finalja e Eurovizionit, “Zjerm” e Shqipërisë pritet të elektrizojë skenën

05/17/2025 08:00
nga:Sh R

Sonte mbahet finalja e madhe e Eurovizionit në Basel të Zvicrës.

Atje do të ngjitet sërish në skenë “Shkodra Elektronike” që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Zjerm”

“Zjerm” mori vëmendje anë e kënd botës, duke u cilësuar si një këngë e ndjerë, por edhe e interpretuar në mënyrë fantastike.

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca gjithashtu u ndjen tejet falënderues për mbështetjen që po marrin në këtë rrugëtim.

E kush do të fitojë, gjithçka kuptohet sonte…