Sporti

Finalja e Europa League | Roma shkon në pushim me avantazh minimal ndaj Sevillas

05/31/2023 21:52
nga:Lorik J

Skuadra e Romës ka shkuar në pushim me avantazhin minimal ndaj Sevillas në finalen e Europa League.

Pjesa e parë e finales që po luhet në Europa League është mbyllur me rezultatin e ngushtë 1-0, me golin e vetëm që e realizoi Paulo Dybala, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi argjentinas realizoi golin e vetëm pas 34 minutave lojë – kur për të asistoi Mancini.

Roma kishte dominimin, teksa Sevilla nuk gjeti ritmin e duhur në pjesën e parë të këtij ballafaqimi, teksa rastin më të mirë e kishte me Rakitic, i cili goditi shtyllën krejt në fund të pjesës së parë.

/GazetaBlic Sport