Sporti

Finalja e Europa League, Ferdinand: Nuk çuditem nëse Tottenham e mposht Unitedin

05/21/2025 08:42
nga:Lorik J

Rio Ferdinand, një ish-mbrojtës i Manchester United, ka këmbëngulur se nuk do të habitej nëse Tottenham Hotspur i mund Djajtë e Kuq kur të dy ekipet të përballen në finalen e Europa League në Bilbao sonte në mbrëmje.

Sipas Ferdinand, skuadra e Ange Postecoglou e ka mposhtur Man United tri herë këtë sezon.

Ferdinand i tha Optus Sport: “Duhet të jem i sinqertë, nuk mund ta parashikojë një ndeshje të Man United.”

“Nuk mendoj se tifozët e Man United mund të habiten shumë nëse Tottenham fiton Europa League. Tottenham na ka mundur tre herë këtë sezon.”

“Pra, nuk do të jetë surprizë nëse na mposhtin për herë të katërt.”

/GazetaBlic Sport