Sporti

Finalja e Champions League, “San Siro” do të jetë i hapur për 30 mijë tifozë të Interit

06/01/2023 08:04
nga:Mergim Rreci

“San Siro” me shumë mundësi do të jetë i hapur për tifozët e Inter në mbrëmjen e finales së Champions League kundër Manchester City.

Sipas raportimeve të medieve italiane stadium do të presë në mbrëmjen e finales 30 mijë tifozë, të cilët do të mund ta ndjekin ndeshjen në ekranet gjigante.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e klubit “zikaltër”, por mediet italiane e bëjnë fakt këtë lajm.