Kandidati për deputet nga LDK, Shkëmb Manaj, ka thënë se pas një pune të gjatë e të vështirë, u finalizua draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai si bartës i ekipit ligjor të kryeqytetit në këtë proces, është shprehur i lumtur dhe krenar për këtë finalizim.
Manaj ka shtuar se Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” do ta vendosin Kosovën në hartën botërore te organizimeve me të mëdha sportive.
Postimi i tij i plotë:
Pas një pune të gjatë dhe të vështirë, finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Si bartës i ekipit ligjorë të Kryeqytetit në këtë proces të rëndësishem, jam i lumtur dhe krenar që finalizuam procedurat për nisjen e këtij organizimi historik për Kryeqytetin dhe Kosovën. Në këtë pikë kemi ardhur për shkak të konstruktivitetit të Kryetarit të Kryeqytetit Perparim Rama dhe propozimi ynë prej fillimit kanë qenë që vetëm me një ligj të veçantë krijohet baza ligjore për organizimin e këtyre lojërave!
Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” do ta vendosin Kosovën në hartën botërore te organizimeve me të mëdha sportive !