Sporti

Finale spektakolare në “Suhareka Open”: Valdrin Halitjaha triumfon ndaj Erdin Gashit

08/08/2021 21:55
nga:M K

Valdrin Halitjaha e ka mposhtur 2:1 në sete Erdin Gashin në meçin që zgjati rreth 2 orë.

Gashi e nisi më mirë ndeshjen duke fituar setin e parë 6-2, por më pas Halitjaha bëri rikthimin sensacional duke fituar dy setet e radhës, 7-5 dhe 6-4.

“Suhareka Open” u mbajt për herë të parë këtë edicion në qytetin e Suharekës, derisa ky turne do të vazhdojë të mbahet për çdo vit.

Në këtë turne marrin pjesë vetëm teniserë amatorë.

/GazetaBlic/