Sporti

Finale e jashtëzakonshme në Mitrovicë, ky është rezultati i pjesës së parë në ndeshjen Trepça – Peja

05/03/2023 20:49
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e super finales Trepça – Peja që po luhet në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Pjesa e parë e finales së “Play Offit” të Superligës në basketboll mes Trepçës e Pejës ka përfunduar me rezultatin 47-48, shkruan GazetaBlic Sport.

Jamal Artis i Trepçës ishte lojtari më i dalluar në parket me 15 pikë të realizuara, ndërkohë tek Peja më i dalluari ishte Alban Veseli me 9 pikë, të gjitha të shënuara nga distanca për tre pikë.

/GazetaBlic Sport