Sporti

“Final8” i Kupës së Kosovës, këto janë dy gjysmëfinalet e “zjarrta” që do të zhvillohen sot

02/11/2022 12:07
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen dy ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në basketboll.

Dy takimet që do të zhvillohen janë ato mes Trepçës dhe Pejës dhe Golden Eagle Ylli dhe Bashkimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Trepça dhe Peja pritet të dhurojnë emocione të mëdha me përballjen e tyre, me dy skuadrat që kanë treguar nivel të lartë edhe në Superligë deri më tash.

“Minatorët” e mposhtën Rahovecin në çerekfinale, kurse Peja triumfoi ndaj Prishtinës. Ky takim do të zhvillohet në ora 17:00.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të jetë ajo në mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, atje ku skuadra nga Suhareka ka epitetin e lehtë të favoritit. Megjithatë, Bashkimi tregoi fuqinë ndaj Prizrenit në ndeshjen e mbrëmshme, ku triumfoi me rezultat të thellë në çerekfinale.

Ky takim zhvillohet në ora 20:00.

/GazetaBlic Sport/