Lajme

Filozofi Blerim Latifi tregon ‘recetën’ e fitores së Edi Ramës

04/27/2021 11:52
nga:M K

Filozofi dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi ka treguar ‘recetën’ e fitores së Edi Ramës.

Sipas tij, problemet që u menduan se do ta mundin atë, dolën të kundërta, respektivisht në favor të kryeministrit aktual, përcjell GazetaBlic.

Latifi, shtoi se tërmeti dhe pandemia ia fituan zgjedhjet për herë të tretë kryeministrit.

E gjithë shpresa e opozitës mbështetej në idenë se shqiptarët nuk mund ta durojnë në pushtet dikë më shumë se tetë vite, prandaj rënia e Ramës i dukej punë e kryer. Ajo besonte seriozisht në mitin e rotacionit tetë vjeçar të pushtetit në Shqipëri. Bashkë me të edhe shumë e shumë vëzhgues e njohës të politikës në Tiranë. Rama, ndërkaq, e dinte se për të vazhduar edhe me një mandat tjetër duhej të niste një fushatë totale, e cila nuk duhej të ndalej për asnjë moment. Që nga termeti i nëntorit të vitit 2019 e deri në mbylljen e fushatës elektorale me 23 prill 2021, Rama nuk kishte pushuar për asnjë ditë të vetme.Nuk kishte lënë rrugë pa shkelur dhe fshat e qytet pa vizituar, kryq e tërthorë Shqipërisë. Dhe derisa opozita priste që termeti dhe pandemia ta varrosnin përfundimisht planin e tij për të mbetur në pushtet, Rama, përmes fushatës së tij totale, ia doli që termetin dhe pandeminë t’i kthej në storie suksesi për veten. Kjo është historia që solli rezultatin e 25 prillit.

LEXO EDHE:

Edi Rama shpallë fitoren, organizon festë në sheshin ‘Skënderbej’

/GazetaBlic/