Lajme

Filmohet nga kamerat dhe kapet e dyshuara në pikën kufitare në Kullë, i gjeti 200 euro dhe i mori

05/26/2022 14:05
nga:Q R

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një lokal në Pejë një personit i kanë rënë nga xhepi të holla në shumë prej 200 euro, shkruan GazetaBlic.

Nga pamjet e kamerave, është vërejtur një person i panjohur i cili shihet duke i marrë të hollat dhe duke u larguar me veturën e tipit Opel me targa të Malit të zi.

Njoftimi i plotë:

Më datë 23 maj 2022, rreth orës 17:05, Policia është informuar nga viktima e rastit, sipas të cilit deri sa ishte në një lokal në Pejë i kanë rënë nga xhepi të holla në shumë prej 200 euro, viktima ka dyshuar se dikush i ka marrë këto të holla.

Nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë është bërë shikimi i kamerave të sigurisë se objektit, aty është vërejtur një person i panjohur e cila shihet duke i marrë të hollat dhe duke u larguar me veturën e tipit Opel me targa të Malit të zi.

“E dyshuara ka tentuar të kaloj në pikën kufitare ne Kullë, e njëjta është arrestuar. Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, ka intervistuar të dyshuarën: E. M., e lindur me 1971 shtetase e Serbisë”, njofton policia, transmeton Express.

“Nga e dyshuara janë sekuestruar të holla në shumën prej dyqind (200)

euro, të cilat pas procedurave ligjore do ti kthehen viktimës”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

E dyshuara pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.