Aktorja kosovare e mirënjohur nga publiku, Yllka Gashi, ka ndarë momente të bukura nga festivali i filmit në Zvicër.
Yllka ka treguar përmes një postimi në Instagram, se atje është mbajtur premiera e filmit “Hive”.
Ajo ka thënë se kinemaja ishte e mbushur me shikues dhe se ishte një moment i paharruar për të.
“Hive” pati premierën e saj zvicerane më 26 shtator në Festivalin e 17 -të të Filmit në Zürich në një kinema të mbushur plot”, ka shkruar Yllka.
Ajo gjithashtu zbuloi se ishte së bashku me regjisoren e filmit, Drita Basholli.
“Ishte një natë e bukur – për t’u mbajtur mend! Dhe duke e ndarë atë së bashku me miken time të dashur, tepër të talentuar shkrimtare/regjisore Blerta Basholli”, shtoi ajo.