Filmi “Zgjoi: i regjisores Blerta Basholli ka shënuar suksese në arenën ndërkombëtare.
Ky film tashmë është dhënë premierë në shumë vende të botës.
Ndërsa, nga 5 nëntori ky film do të shfaqet edhe në kinematë e Amerikës.
“Ekipi i ‘Zgjoit’ ka një lajm fantastik për komunitetin e shqiptarëve në Amerikë. Po vijmë tek ju. Shihemi nga 5 deri 18 nëntor në New York në ‘Film Forum’ dhe nga 12 nëntori në Los Angeles në ‘Laemmle’s Royal Theater’”, është bërë e ditur në Facebook.