Showtime

Filmi “Zgjoi” dërgon Kosovën në Oscars 2022, Dua Lipa reagon me plot emocione

12/22/2021 16:05
nga:Genita C

Pjesë e listës së ngushtë në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj” është edhe filmi shqiptar “Zgjoi (Hive)” i regjisores Blerta Basholli, i cili është propozim i Kosovës për në nominimet e “Oscars 2022”.

Ndaj këtij super lajmi kanë reaguar shumë fytyra publike duke përfshirë këtu edhe këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shkruan GazetaBlic.

Dua përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se ndjehet shumë krenare për këtë dhe është lajmi më i miri për të përmbyllur këtë vit.

“KOSOVA PO SHKON NË OSCARS 22!!!! ndjehem jashtëzakonisht krenar!! @hive.film @blertabb @yllka_gashi ❤️❤️❤️❤️❤️ sa mënyrë e mrekullueshme për ta mbyllur këtë vit!!! ??”, ka shkruar Dua Lipa./GazetaBlic/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)