Lajme

‘Filmi Zafa’, Berisha reagon sërish për rastin me Totajn, përmend rastin e vjedhjes së 50 mijë eurove të deputetit të VV-së

06/26/2022 13:56
nga:G B

Ish zëvendësministri Zafir Berisha, ka reaguar sërish lidhur me kanosjen ndaj kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, për të cilën Policia tha se janë intervistuar të dy dhe më pas Berisha është liruar, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se ia kanë ndërruar agjendën, derisa me ironi ka thënë se do ta qeraste me kafe skenaristin e episodit më të ri të filmit ‘Zafa’.

Ai ka përmendur edhe rastin e deputetit të VV-së, Mirsad Shkreta, i cili ka thënë se iu vodhën 50 mijë euro në banesë.

Berisha ka thënë se po e pret baxahankun që t’i vie dhe ndoshta episodi i radhës i filmit ‘Zafa’ del më interesant për 50 mijë euro që ja ka dhënë për t’ia ruajtur.

Postimi i tij i plotë:

Miq të nderuar,

Sot kam ndërruar agjendën, sepse më janë shtuar “lice” në fb, nuk do të ndalen 2 orë sipas planit në Orikum, sepse jam kureshtar me ja qit një kafe skenaristit të episodit më të ri të filmit “Zafa”!

Ideja për këtë ndryshim të agjendës ditore ka të bëj edhe ma faktin se dua ta njoftoj “skenaristin” se rrugës nga perndimi është duke më ardhur baxhanaku dhe ndoshta epizodi i ri i filmit “Zafa” del intetesant për qato 50 mijë ero qe ja kam dhënë me mi ruajtur !

Zafa