Cult

Filmi “Virgjëresha Shqiptare” shpërblehet me çmimin “Vjosa Berisha” në “PriFest”

09/25/2022 22:27
nga:Gazeta Blic

Filmi “Virgjëresha Shqiptare” ka fituar çmimin kryesor në festivalin e filmi kosovar “PriFest”. Këtë vit ky çmim është quajtur “Vjosa Berisha”, në nderim të sajin pas vdekjes.

“Virgjëresha Shqiptare” është me regji të Bujar Alimanit, njofton KlanKosova.tv.

Këtë vit është edicioni i 14-të i PriFilm Fest, dhe i kushtohet organizatores dhe producentes së filmit, Vjosa Berisha.